Ndërprerja e kampionatit për shkak të angazhimeve të Kombëtarve kuqezi, si dhe fakti që në javën e 7-të Besëlidhja ka pushim, i kanë dhënë skuadrës lezhjane një shkëputje rreth 3-javore nga aktivitetet zyrtare.
Kjo periudhë po shfrytëzohet maksimalisht nga stafi teknik, i cili e ka kthyer këtë pauzë në një minifazë përgatitore me synimin që ekipi të ruajë ritmin dhe vrullin e deritanishëm deri në fund të sezonit.
Skuadra vijon përgatitjet me dy seanca stërvitore në ditë, duke punuar me intensitet për sfidën e radhës që do të luhet më 29 nëntor në transfertë ndaj Luzit.
Të shtunën, Besëlidhja zhvilloi një miqësore në stadiumin e Lezhës ndaj Vllaznisë U-19, takim që përfundoi me fitoren 3-0. Golat u realizuan nga Akansase, Kruja dhe Danaj.







