Partizani-Vllaznia është supersfida e javës së 12-të në Superiore. Shkodranët vijnë si kryesues, ndërsa kryeqytetasit pas fitores me përmbysje ndaj Teutës.

Në konferencën për shtyp, trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja u shpreh se skuadra e tij do të luajë vetëm për fitore.

Ai theksoi gjithashtu se Partizani është skuadra më e madhe në Shqipëri.

“Sigurisht Partizani është ekipi më i madh në Shqipëri dhe hyn në fushë ndoshta si më i miri i të gjitha ekipeve, pavarësisht klasifikimit dhe pozicionit aktual që është në renditje. Vllaznia është një kundërshtar për tu respektuar, është lider e këtyre 11 javëve, por ne sigurisht hyjmë nesër për të fituar, me gjithë respektin për Vllazninë.

E vetmja gjë që presim nesër janë 3 pikët, vetëm 3 pikët do të na kënaqnin nesër. Ndeshja ditën e diel është objektivi ynë dhe i imi kryesor. Të mbarojmë ndeshjen me Vllazninë dhe pastaj do të shikojmë të tjerat”, u shpreh Kërnaja.

Partizani-Vllaznia do të luhet pasditen e të dielës, duke nisur nga ora 16:30.