Partizani dhe Vllaznia kanë regjistruar sot një barazim 1-1 në “Arenën e Demave” ne një ndeshje shumë të bukur, sidomos në pjesën e dytë, ku në fund asnjë nga skuadrat nuk u duk e kënaqur me këtë rezultat.

PARTIZANI-VLLAZNIA 1-1
45′ T0ma / 59′ Mala

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+4’ Provon Shanaj nga jashtë zonës në anën tjetër, gjuajtja e tij devijohet dhe shkon në këndore.

90’+3’ Kuros hyn në fushë në vend të Hakajt te Vllaznia, ndërsa Toma i lë vendin Gudjufit te Partizani.

90’+2’ Bajramaj lëshon një gjuajtje shumë të fortë nga distanca, por sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën në të djathtë të Qirkos.

90’+1’ Në zhvillimin e një goditje nga këndi, topi shkon te Tafili i cili gjuan por nuk ia del të kalojë Qirkon.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

88’ Buxhelaj ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Gjinit.

85’ Kallaku merr vendin e Malës te Vllaznia.

84’ Tafili nuk gjen katërkëndorin me një gjuajtje të fortë.

83’ Nga ana tjetër është Bismark i cili rrëzohet në zonë pas një përplasje me Bytyçin, por loja vazhdon normalisht.

83’ Toma niset drejt zonës, pastaj ngatërrohet me këmbët e tij dhe rrëzohet duke mos gjuajtur e as pasuar për Shanajn.

81’ Bintsuka, Shanaj dhe Kote hyjnë në fushë në vend të Mehmetit, Isgandarli dhe Doumbia.

80’ Pusi i dalë në ndihmë të sulmit, rrëzohet në zonën e të kuqve. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

78’ Isgandarli niset përsëri i vetëm në të majtën, por pastaj shtyn topin më shumë se duhet dhe shpërdoron mundësinë për të gjuajtur në portë.
74’ Buxhelaj harkon një goditje këndi direkt në portë, Pohls largon sferën përsëri në fundore.

75’ Tafili, Qato e Bismark hyjnë në fushën e lojës në vend të Salës, Muratajt dhe Kastratit.

72’ Gjyqtari Cjapi ndal lojën për disa çaste dhe paralajmëron skuadrat pasi një tifoz ka gjuajtur gjyqtarin e katërt, Albano Stolaj.

70’ Sala ndëshkohet me të verdhë pas një faulli.

68’ Partizani i afrohet golit dy herë radhazi, fillimisht me Mehmetin i cili del i vetëm para Pohls i cili ndal gjuajtjen e tij. Më pas është Isgandarli i cili gjuan nga distanca, duke gjetur edhe një herë gardianin e shkodranëve. (

66’ Pas një goditje këndi të harkuar nga Marku, Ismaili gjuan me kokë, por gjen përgjigjen e Pohls i cili shpëton katërkëndorin e tij.
64’ Karton i verdhë për Dumbia dhe Krymin, pasi i pari bëri faull ndërsa i dyti për protesta.

60’ Kërnaja bën lëvizjen e parë duke hedhur në fushë Markun në vend të Hjumën.

59’ GOOOL VLLAZNIA! Shkodranët insistojnë para zonës së të kuqve dhe në fund është Mala ai i cili barazon shifrat me një gjuajtje spektakolare që nuk i lë kohë reagimi Qirkos.

55’ Tani është Vllaznia që gjen fundoren me Muratajn, harkimi i tij devijohet nga Balaj pa shqetësuar Qirkon.

els – Trade and Capture the Opportunity
IC Markets
54’ Isgandarli del në kundërsulm në të majtën, por pasimi tij drejt qendrës nuk arrin në destinacion duke humbur një mundësi të mirë.
52’ Hjumën ndëshkohet me të verdhë pas një faulli në mesfushë.

46’ Nisje e rrufeshme e të kuqve me një dalje në të djathtën dhe një pasim në qendër të Dumbia të cilin Pohls e largon me vështirësi.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa lëvizje në radhët e dy skuadrave.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Partizanit.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

45’ GOOOL PARTIZANI! Në vijimin e një goditje dënimi, Vllaznia nuk ia del të largojë topin nga zona e vet. Toma merr një pasim në thellësi dhe pasi i shmanget pozicionit jashtë loje dhe mbulimit të Gjinit, mposht Pohls.

41’ Hakaj harkon në zonë një goditje dënimi, Qirko grushton dhe largon rrezikun

40’ Pas disa minutash ndalesë për t’i ardhur në ndihmë Malës, ku fillimisht u kërkua edhe barrela, rifillon loja dhe vetë lojtari është gati të rifutet në fushë.

36’ Përplasje mes Malës dhe Janjevës, të dy lojtarët mbeten të dëmtuar në tokë dhe u nevojitet ndihma mjekësore. Gjyqtari i tregon të verdhin mbrojtësit të Partizanit.

32’ Ndizet luftë e ashpër në këto minuta, me faulle nga të dy skuadrat që ndalin çdo aksion.

26’ Top i gjatë për Hakajn në të majtën, Kola kontrollon gjithçka dhe largon rrezikun nga zona e tij.

20’ Isgandarli del i vetëm në të majtën dhe lëshon një gjuajtje të fortë por topi prek shtyllën e parë dhe pastaj shkon jashtë

17’ Balaj provon me të djathtën nga jashtë zonës, pa gjetur portën e Qirkos.

12’ Tjetër gjuajtje ballore e Malës, sfera shkon në duart e portierit të Partizanit.

10’ Isgandarli mundohet të krijojë hapësirë për të gjuajtur në zonë, por Hakaj e ndjek dhe i largon topin nga këmbët.

8’ Kombinime Mehmeti-Isgandarli në krahun e majtë të sulmit, por më pas sulmuesi shtyn topin më shumë se duhet dhe sfera shkon në fundore.

4’ Gjuajtje e befasishme e Malës nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën në të majtën e Qirkos.

1’ Nis ndeshja në “Arenën e Demave”.