Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShënoi golin e barazimit ndaj Partizanit, Esat Mala zgjidhet në formacionin më...

Shënoi golin e barazimit ndaj Partizanit, Esat Mala zgjidhet në formacionin më të mirë të javës

Futbollisti i Vllaznisë Esat Mala është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 12-të të “Abissnet Superiore”. Goli i shënuar prej tij ndaj Partizanit i dha një pikë me shumë vlerë kuqebluve që vazhdojnë të mbajnë kreun e renditjes edhe pas kësaj jave.

Ndërkohë të tjerët janë: Në portë është përzgjedhu gardiani i Teutës, Gentian Selmani. Në mbrojtje janë: Edison Ndreca (Egnatia), Blerim Kotobelli (Teuta), Arbenit Xhemajli (Egnatia) dhe Rimal Haxhiu (Tirana).

Repartin e mesfushës e formojnë përveç Esat Malës edhe Abass Ibrahim (AF Elbasani) e Klevi Qefalija (Dinamo City)

Në sulm janë: Soumaila Bakayoko (Egnatia), Rrok Toma (Partizani) dhe Erald Maksuti (Flamurtari).

Trajneri më i mirë i javës së 12-të është përzgjedhur Edlir Tetova, me Egnatian që siguroi një fitore të thellë 5-1 në shtëpi ndaj Bylisit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments