Prej kohësh, Real Madrid dhe Vinicius Junior janë në bisedime për një rinovim të mundshëm të kontratës së brazilianit, e cila skadon në qershor të vitit 2027.

Por, mesa duket braziliani nuk do të rinovojë me klubin madrilen dhe arsyeja nuk ka të bëjë me pagën vjetore që ai ka kërkuar ose bonsuet e tjera, por me diçka tjetër. “The Atletic” raporton se Vinicius Junior ka pasur së fundmi një takim privat direkt me Florentino Perez dhe i ka bërë me dije se nuk pranon të rinovojë kontratën për shkak të situatës së tij me Xabi Alonso-n.

Braziliani është i pakënaqur me trajnerin bask dhe sipas raportimi në fjalë, ai i ka bëre me dije se në këto kushte nuk mund të rinovojë dot me Real Madridin, pasi nuk do të ishte gjëja më e mirë për karrierën e tij.

Për Vinicius Junior ka interes të madh nga disa klube të njohura në Europë dhe në Arabinë Saudite, ai pritet të jetë protagonisti kryesor i merkatos së verës së ardhshme.