Real Madridi as nuk i është përgjigjur presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, dhe kritikave të tij ndaj klubit dhe presidentit të tyre, Florentino Perez, dhe as nuk ka ndërmend ta bëjë këtë.
Florentino Perez foli tashmë aty ku duhej të fliste: në Asamble dhe çështja do të mbetet atje. Pas fjalimit të Perezit, presidenti i Barcelonës, Laporta pati kritika dhe goditi me disa fjalë rivalin e urryer
“Fjalët e Florentino Perezit tregojnë për barcelonistët që vuajnë nga Real Madridi. Një formë e veçantë obsesioni”.
“Duket se duhet të flasin për Barçën për të justifikuar, nuk e di çfarë”, deklaroi Laporta.
Duket sikur lufta e ftohtë midis Barcelonës dhe Real Madridit është rikthyer.
Megjithatë, sipas mediumit Cope, Real Madridi as nuk i është përgjigjur presidentit të Barcelonës dhe kritikave të tij ndaj klubit dhe presidentit të tyre, dhe as nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. /Telegrafi/















