Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Ja kush arbitron sot në Vllaznia- Teuta

LAJMI I FUNDIT/ Ja kush arbitron sot në Vllaznia- Teuta

Ndeshja Vllaznia- Teuta që do të nisë në ora 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi” konsiderohet një nga më të rëndësishmet e javës së 13-të të “Abissnet Superiore”. Shkodranët do të kërkojnë fitoren për të mos e lëshuar kreun ndërsa durrsakët për të mbetur në garë.

Sakaq, gazeta “Shkodra Sport” ka mësuar edhe emrat e arbitrave që do ta drejtojnë këtë sfidë. Kështu arbitër kryesor do të jetë Daniel Vrapi i kolegjiumit të Tiranës, ndërsa asistentë të tij Mario Shazivari po i kolegjiumit të Tiranës dhe Stivi Methoxha i kolegjiumit të Lushnjës.

Arbitër i katërt do të jetë lushnjari tjetër Laver Alla, ndërsa në sistemin VAR është caktuar Kreshnik Barjamaj dhe në AVAR Albano Stolaj. Vëzhgues i arbitrave do të jetë Sokol Çekaj ndërsa delegat i Federatës është Besnik Çela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments