Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBytyçi euforik pas barazimit me Elbasanin: Fillimisht kapim 'Final 4' dhe pastaj...

Bytyçi euforik pas barazimit me Elbasanin: Fillimisht kapim ‘Final 4’ dhe pastaj titullin

Mbrojtësi i Partizanit Altin Bytyçi zhvilloi paraqitje të nivelit të lartë në transfertën delikate kundër Elbasanit, e përfunduar 0 – 0, java e 13-të e Superiores. Ai u përzgjodh “Lojtari i Ndeshjes”, ndërsa foli pas këtij dueli, duke trajtuar edhe çështjen e “titullit”:

“Dua ti urojë festën e Pavarësisë gjithë shqiptarëve. U përpoqëm të gjenim pikët e dobëta të Elbasanit, pra krahët përkatëse. Gjatë gjithë seancave stërvitore kemi punuar me goditjet standarde.

Me ardhjen e trajnerit Kërnaja, kemi punuar edhe me repartin defensiv, kemi rregulluar defektet. Ka shumë pozitivitet, ka ardhur një energji dhe frymë e re.

Qetësia nuk mjafton, Partizani duhet të jetë në Final 4. Parashikojë që shumë shpejtë do jemi në 4 vendet e para dhe më pas të luftojmë për titullin kampion”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments