✍️ Shkruar nga Endri ÇINARI
Ndeshja e rradhës me Vorën në kampionat duket se do sjellë disa ndryshime në formacionin titullar të Vllaznise. Kjo si shkak i rikthimit të dy lojtarëve si Krymi dhe Sala nga pezullimi apo edhe lëndimet e Males dhe Kallakut në ndeshjen e fundit me Teutën.
Ku duket se kësaj rradhe dëmtimit ia ka hedhur “paq”, Çarls Bismark, i cili u paraqit në stërvitjen e së hënës për kuqeblutë. Me ganezin që duket se s’ka asgjë serioze, por do shikohet nëse shtatlarti do e nisë nga minuta e parë apo jo ndeshjen me Vorën.
Kjo për të mos rrezikuar gjendjen e tij fizike, që edhe në duelin ndaj Teutës u pa qartë që nuk ishte ajo më optimalja e mundshme. Kështu rikthimi i Ardit Krymit, i garanton atij një vend në formacionin titullar të skuadrës. Me numrin “6-të” që është një nga liderët e skuadrës shkodrane dhe një mungesë që u dallua në takimin e fundit të humbur 0-1 kundër Teutës. Po ashtu edhe Sala i cili po kalonte një formë të mirë së fundmi është një kandidat serioz për t’a nisur nga minuta e parë ndeshjen me Vorën.
Teksa shkodrani mund të ketë një balotazh me Qaton, pavarësisht se ky i fundit po tregon rritje nga ndeshja në ndeshje pas rikthimit nga dëmtimi. Në këtë mënyra mungesat e mundshme të Kallakut dhe Males duket se riformatojnë totalisht mesfushën e skuadrës së Martinit.
Që po ashtu duhet t’i bëjë “llogaritë” edhe pa Kristian Dros, ku moldavi edhe nëqoftëse rikuperohet në kohë për ndeshjen e së enjtes do e ketë të vështirë t’a nisë nga minuta e parë. Kjo si shkak i një mungese prej më shumë se dy muajsh në fushën e lojës dhe aktivizimi i ish-futbollistit të Elbasanit do jetë gradual nga java në javë.
Gjithashtu mungesë do jetë Lirim Kastrati, me kosovarin që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe do jetë i pezulluar për ndeshjen me Vorën. Një kandidat potencial për të luajtur në vendin e numrit “7-të” është Ensar Tafili, me 20-vjeçarin që po pret shansin e tij në kampionat për të shpalosur vlerat.















