Drejtori sportiv Deco ka mbyllur kategorikisht derën për një rikthim romantik të Lionel Messit te Barcelona, duke deklaruar se një mundësi e tillë “nuk u mor kurrë në konsideratë”, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme.

Në një intervistë për SER Catalunya, Deco pranoi ndikimin e përjetshëm të fituesit të tetë Topave të Artë te klubi dhe tha se është “normale” që tifozët ende thërrasin emrin e tij.

Megjithatë, ai theksoi se Messi është ende nën kontratë diku tjetër dhe se kjo çështje nuk diskutohet brenda klubit.

Ish-mesfushori portugez e përshkroi Messin si “lojtarin më të mirë në historinë e klubit”, por bëri të qartë se një marrëveshje afatshkurtër para Kupës së Botës 2026 nuk është në tryezë.

“Nuk u mor kurrë në konsideratë. Ai ka një kontratë dhe mund të japë ende diçka. Ai do të ketë ndikim përgjithmonë, por kjo nuk është diçka për të cilën flasim”.

“Për mua, ai është lojtari më i mirë në historinë e klubit. Është normale që të thirret emri i tij. Është e pamundur të mos kujtosh golat dhe lojën e Messit”, ka deklaruar Deco.

Tutje ai ka konfirmuar gjithashtu se së shpejti Barcelona do të rinovojë me Eric Garcian, një prej lojtarëve kryesor të Hansi Flick.