Wednesday, January 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIsh- lojtari i Real Madrid largohet nga Flamurtari, ende pa u hapur...

Ish- lojtari i Real Madrid largohet nga Flamurtari, ende pa u hapur merkatoja e dimrit

Erdhi me shumë bujë, por u largua ende pa u hapur merkatoja e dimrit. E kemi fjalën për ish- futbollistin e Real Madrid Hoze Rodriguez i cili nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit.

Spanjolli dhe vlonjatët kanë ndarë rrugët, pasi ish futbollisti i Real Madridit nuk është më në planet e trajnerit Françesko Moriero. Por jo vetëm kaq… Gazeta mëson se mesfushori i qendrës ka marrë tashmë valixhet dhe është rikthyer andej nga erdhi pa lënë asnjë gjurmë.

Pas largimit të Karlos Garsia, 30- vjeçari që luan në mesfushë nuk u grumbulluar nga trajneri italian edhe pse ishte një nga më të paguarit. Ai do të mbahet mend për autogolin që në ndeshjen e parë të kampionatit me Elbasanin duke i kritikuar por edhe çuditur njëkohësisht për vetë karrierën e tij. Në fakt spanjolli prej gushtit të kaluar ishte pa ekip. Për herë të fundit luajti me Adana Demirspor në Turqi.

Ai erdhi në Vlorë mbas eksperiencave si futbollist ne ekipet e Real Madrid, Deportivo La Coruna, Malaga F.C , CF Fuenlabrada (Spanjë), Galatasaray, Adana Demirspor (Turqi), FSV Mainz 05 (Gjermani), Makabi Tel Aviv, Hapoel Tel Aviv, Makabi Haifa (Izrael), Fortuna Sitard (Holland), Union Saint-Gilloise (Belgjikë). Rodriguez mori me vete në Vlorë edhe familjen dhe në shtator po bënte tentativa për të regjistruar në një nga shkollat e qytetit bregdetar vajzën e vogël, por tashmë çdo gjë mori fund.

Rodriguez ka mbërritur në shtëpinë e tij në Spanjë. Përpara se të arrihej marrëveshja, 30- vjeçari ishte prej kohësh në survejim nga drejtuesit kuqezi, të cilët arritën edhe akordin, por që duket se rezultoi një dështim edhe pse në verë bëri bujë dhe cilësohej përforcimi i duhur në repartin difensiv, pasi mund të aktivizohej edhe si mbrojtës qendre dhe mesfushor. Gjatë qëndrimit në Madrid ofertat ndaj Rodriguez ishin të shumta, ku asokohe lojtari u bë i njohur për refuzimin që i bëri Arsenalit, por dhe marrëdhëniet e mira me trajnerin Mourinjo.

ÇFARË THA MORIERO- Që në fillim sapo erdhi tek Flamurtari, trajneri italian Françesko Moriero nuk e përfshiu në planet e tij, spanjollin Hoze Rodriguez. Madje as nuk e grumbullonte në ndeshjet brenda dhe jashtë. Shpesh spanjolli nuk ishte as në stadium por i shikonte ndeshjet nga televizori. “Unë bëj zgjedhjet e mia, nuk kam asgjë me asnjë lojtar, Rodriguez nuk ka karakterisikat që mua më duhen, preferoj të tjera, është lojtar i Flamurtarit dhe po stërvitet, jam i lumtur për çunat e mi dhe këtë publik, të qëndrojmë të salduar me këmbë në tokë, këto dy javë duhet të punojmë edhe më shumë”, pat deklaruar Moriero.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments