Wednesday, January 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBylis dhe Teuta e mbyllin në barazim sfidën mes tyre në 'Adush...

Bylis dhe Teuta e mbyllin në barazim sfidën mes tyre në ‘Adush Muça’

Bylis dhe Teuta kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi me shifrat e barabarta 1-1.

Golin për miqtë e shënoi Boçi në minutën e 75-të të këtij dueli. Në krahun tjetër, për barazimin mendoi Mustafa, vetëm 6 minuta më vonë, duke rikthyer barashpeshën.

Kështu, Bylis shkon në kuotën e 14 pikëve por mbetet në vendin e 8-të. Në krahun tjetër me 23 pikë, Teuta është përsëri në vendin e katërt.

Bylis 1 – 1 Teuta

(Mustapha ’81/ Boçi ’75)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments