Monday, January 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVEPortierja e Vllaznisë Ambra Reshiti e nominuar për çmimin ‘Talenti i Vitit...

Portierja e Vllaznisë Ambra Reshiti e nominuar për çmimin ‘Talenti i Vitit 2025’

Përveç “Topit të Artë” e “Këpuca e Artë” për vajza, një tjetër trofe i rëndësishëm do të jepet për të nderuar “Talentin e Vitit” në kategorinë e vajzave.

Ky trofe vlerëson dëshirën dhe pasionin e çdo vajze që thyen tabutë dhe dëshiron të realizojë ëndrrën për të qenë pjesë e fushës së blertë.

Të nominuarat për këtë trofe janë katër futbolliste: Albana Malaj, portieria e Vllaznisë Ambra Reshiti, Klesta Ago, dhe Xhesika Ndoj.

Fituesi i këtij trofeu do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit. Të gjithë shikuesit mund ta ndjekin live spektaklin në Klan Tv duke nisur nga ora 20:00 .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments