Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'10 më të mirët 2025', mbyllet me suksese aktiviteti i rradhës i...

’10 më të mirët 2025′, mbyllet me suksese aktiviteti i rradhës i Gazeta ‘Shkodra Sport’

Është mbyllur me shumë edicioni i katërt i ceremonisë së “10 Më të Mirëve të vitit”, aktivitet ky i organizuar nga Gazeta “Shkodra Sport” me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe të Shoqatës “Pro Sport”. Ky aktivitet këtë herë është zhvilluar në Teatrin “Migjeni”, të mbushur plot me veteranë të sportit, trajnerë, sportistë e sportdashës.

Në fillim të aktivitetit u nderuan me “Certifikatë Mirënjohje” katër ish- veteranë të sportit shkodran dhe pikërisht Avenir Dani (futboll), Ilir Xhani (atletikë), Ermira Mandija (gjimnastikë) dhe Sander Leka (mundje). Çmimet atyre iu dorëzuan nga Hysen Zmijani, Arben Mlloja, Leonard Lulaj dhe Eljaz Guri.

Po ashtu, për kontributin e tyre në promovimin e Shkodrës përmes aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare të zhvilluara, u nderuan me “Certifikata Vlerësimi” promotori dhe presidenti i boksit shkodran Mondi Ndou si dhe IPA Albania dhe çmimet u dorëzuan nga përfaqësuesit e Bashkisë Alban Neziri dhe Antonio Shabani.

Tradita e kësaj ceremonie ka vijuar me vlerësimet e “Talenteve të Vitit 2025” teksa janë vlerësuar Antonino Mullisi (peshëngritje), Luis Margjoni (çiklizëm), Amatia Lleshi (gjimnastikë), Xhesild Kapllanaj (futboll), Ambra Reshiti (futboll), Arijon Alibali (atletikë), Enki Hyseni (tenis), Viki Tafrruku (not), Sead Durro (volejboll) dhe Enes Anza (mundje). Çmimet për to u dorëzuan nga Artur Lagja, Brahim Syka, Beniamin Naku, Suad Lici, Avenir Dani, Albert Marashi, Brisela Kadija, Kolë Shiroka, Mark Kroqi dhe Sander Leka.

Momenti më interesant ka qenë shpallja e “10 më të mirëve të vitit 2025”. Një vlerësim të tillë e ka marrë trajneri i boksit Lazarin Vila, ekipi i Vllaznia futsall, Saimir Lagja, Leandro Çardaku, Arjon Kajoshi, Kasandra Kovaçi, Robert Shestani, Megi Doçi, Bekim Balaj dhe Franko Burraj. Çmimet për ta u shpërndanë nga Florend Kalivopulli, Gjergj Kola, Asim Belinova, Arbana Bekteshi, Besnik Gjetaj, Tonin Gjuraj, Renato Radoja, Lazer Matija, Vioresin Sinani dhe Izmir Smajlaj.

Gazeta “Shkodra Sport” dëshiron të falenderojë LCF Elektro, Fists of Fire, Hotel Liss, Grushti i Hekurt, Buzi Store, Flaer, Max Mart, Hyri Bakllava, Ani Mobile Shop dhe Ostrovit. Po ashtu edhe Kultura Pub Bistro, Bar Pastiçeri “Flo”, hotel “Rozafa”, Inteco dhe IBC Telecom të cilët mundësuan disa shpërblime financiare për sportistët më të mirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments