Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEKonfirmohet lajmi i 'Shkodra Sport', portieri Marco Molla prezantohet tek Besëlidhja

Konfirmohet lajmi i ‘Shkodra Sport’, portieri Marco Molla prezantohet tek Besëlidhja

Firmën e tij te Besëlidhja, Gazeta “Shkodra Sport” e kishte paralajmëruar mesditën e sotme, ndërkohë që zyrtarizimi i tij nga klubi lezhjan ka ardhur pak minuta më parë. Portieri shkodran Marco Molla është zyrtarisht futbollist i kësaj skuadre.

Ai është prezantuar nga drejtori sportiv Renato Malota dhe në lidhje me këtë përforcim të rradhës, tek faqja zyrtare e Besëlidhjes është shkruar:

“Marco Molla është gardiani më i ri i portës sonë. Portieri 23-vjeçar vjen si pjesë e Bologna në Seria A nga akademia deri në ekipin primar, ku ka provuar dhe eksperienca të tjera në klube elitare. Mirë se vjen Marco Molla”.

Ai ka një eksperiencë të madhe si në Itali, por edhe në Shqipëri ku luajti disa muaj me Laçin në Superiore, ndërsa tani vjen tek Besëlidhja për t’i dhënë një dorë në ngjitjen e saj në kategorinë e parë. Gazeta mëson se Molla ka firmosur edhe për sezonin e ardhshëm me lezhjanët duke hedhur kështu bazat edhe për ekipin e sezonit me të cilin do të prezantohet një kategori më lart.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments