Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZYRTARE/ Sulmuesi shqiptar prezantohet te klubi që synon elitën

ZYRTARE/ Sulmuesi shqiptar prezantohet te klubi që synon elitën

Florent Hasani është zyrtarisht lojtar i Amed në Ligën e Parë turke. Largimi nga Boluspor ishte paralajmëruar, ndërsa klubi kishte probleme me rrogat.

Hasani është treguar se do të transferohej për 1.2 milionë euro, megjithatë portali i specializuar i “transfermarkt” ka vendosur shifrën 500 mijë euro. 28-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës shpërtheu në këtë edicion duke shënuar 14 gola dhe asistuar katër të tjerë.

Amed synon të ngjitet në Superligën turke, pasi mban vendin e parë në renditje. Hasani u prezantua me kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Në Superiore bëhej i njohur pas eksperiencës me Tiranën. Aktualisht po kalon periudhën më të mirë në karrierë pas bardhebluve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments