Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Vllaznia futsall mposhtet nga Zogaj, por kualifikimi i saj mbetet i...

VIDEO/ Vllaznia futsall mposhtet nga Zogaj, por kualifikimi i saj mbetet i hapur në turneun “Ulqini Open 2026”

Nga Maringlen ZHIVANI

Një ndeshje e fortë dhe tepër e luftuar është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Ulqin, ajo më mes Vllaznia Futsall dhe ekipit Zogaj në kuadër të turneut “Ulqini Open 2026”.

Kuqeblutë u përballën me një nga pretendentët kryesorë të kompeticionit, teksa pavarësisht paraqitjes dinjitoze dhe luftës deri në fund, Vllaznia futsall nuk ia doli dot të fitonte.

Kuqeblutë u mposhtën nga Zogajt me rezultatin 2-0, në një takim të ekuilibruar dhe me ritëm të lartë loje.

Ndeshja e radhës ndaj “Patike Ohs Shop” do të jetë përcaktuese për fatin e kalimit të turit të parë, me kuqeblutë që mbeten në garë dhe do të kërkojnë reagim për të siguruar vazhdimësinë në Ulqini Open 2026.

Një fitore ndaj këtij kundërshtari mund t’i mundësonte ekipit shkodran vendin e dytë në grup dhe në këtë mënyrë do të mund të kualikohej në 8-shen e ekipeve që do të vazhdojnë më tej garën për fitimin e këtij turneu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments