Nga Maringlen ZHIVANI
Besëlidhja shfaqet “pa frena” në këtë fillim janari të 2026-tës. Bëhet fjalë për merkaton dimërore, ku pas mesfushorit Xhulio Mehmeti dhe portjerit të Bolonjës Marco Molla, lezhjanët “rrëmbejnë” edhe mbrojtësin Antonio Marku nga Superliga e Kosovës.
Për mëngjërashin shkodran i cili, krahas Vllaznisë ka luajtuar edhe me Dinamon, Kukësin, Laçin, Teutën, për të vijuar me disa skuadra të kampionatit kosovar, ndeshja e fundit në Superligën e Kosovës ishte ajo e 20 dhjetorit të vitit të kaluar, ku kontribuoi në fitoren e ekipit të tij Ferizaj ndaj Llapit 2-1.
Ndërkohë, ofertat joshëse të KF Besëlidhja, dhe më së shumtmi projekti ambicioz që drejtuesit lezhjanë kanë për skuadrën e tyre në ringritjen e skuadrave të elitës, bënë që Marku me mirëkuptim dypalësh me drejtuesdit e FC Ferizaj, të shkëpusë kontratën e atjeshme për t’iu bashkangjitur klubit lezhjan për pjesën e dytë të sezonit 2025-2026.
Në këtë mënyrë, Antonio Marku, i bashkangjitet armatës së shkodranëve të Besëlidhjes me në krye trajnerin Elvis Plori duke pasur si objektiv, jo vetëm kalimin në të parën në fund të këtij sezoni, por të vijojnë me të njëjtin synim objektivat drejt Superiores.


