Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBesëlidhja fiton miqësoren me Ilirinë, vendos goli i Alcanit

Besëlidhja fiton miqësoren me Ilirinë, vendos goli i Alcanit

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Besëlidhja ka mbyllur me fitore ndeshjen miqësore të zhvilluar në Kavajë ndaj Ilirisë. Golin e vetëm dhe vendimtar për skuadrën lezhjane e shënoi Alcani.

Stafet teknike, me në krye dy trajnerët Elvis Plori dhe Matias Tatangelo, patën mundësinë të vlerësonin nga afër gjendjen e futbollistëve të tyre, duke u dhënë minuta të gjithë lojtarëve të grumbulluar.

Kjo ndeshje ishte një provë e rëndësishme për formën e ekipit para sfidave zyrtare. Kampionati i Kategorisë së Parë do të startojë javën e ardhshme, ndërsa ai i Kategorisë së Dytë në fund të janarit.

Lezhjanët edhe me ndërhyrjet e bëra së fundi në merkato, janë forcuar së tepërmi dhe pritet që të mos e lëshojnë deri në fund vendin e parë në renditje dhe ngjitjen një kategori më lart. Nga ana tjetër, Iliria pretendon zonën play-off dhe më pas pse jo të tentojë Superligën ndonësee një gjë e tillë duket shumë e vështirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments