Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIALMANAK/ Sot ditëlindja e Astrit Zaganjorit, njërit prej emrave të shquar të...

ALMANAK/ Sot ditëlindja e Astrit Zaganjorit, njërit prej emrave të shquar të basketbollit shkodran

Shkruar nga Gjergj KOLA

Basketbolli shkodran ka nxjerrë nga rradhët e tij shumë emra të shquar sportistësh, trajnerësh por edhe drejtuesish. Një prej tyre që ndoshta nuk është përmendur aq sa duhet dhe nuk ka marrë vëmendjen e duhur, ka qenë Astrit Zaganjori.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo ditë përkon me atë të 59 vjetorit të tij të lindjes dhe me këtë rast, në emër të redaksisë së Gazeta “Shkodra Sport” dhe gjithë lexuesve të saj i urojë atij edhe 100 vite të tjera të lumtura!

Astrit Zaganjori ka lindur në Shkodër më 11 janar 1967 dhe zgjedh që në moshë të vogël të luajë basketboll. Kuptohet që gjithçka nis nga shtatëlartësia e tij dhe menjëherë trajnerët e ekipeve zinxhir të Vllaznisë e afrojnë menjëherë. Gradualisht do të arrinte të tregonte vlerat e tij me ekipin e të rinjve dhe në gjysmën e dytë të viteve ’80 do kalonte tek ekipi i parë.

Aty ku është pjestar i sukseseve të Vllaznisë në shpalljet e saj kampion në sezonet 1989-90, 1992-93, 1996-97, 1997-98 dhe 1999-2000. Në karrierën e tij sportive ka rënë në sy për lojën e tij. Ka luajtur në pozicionin e lojtarit qendër dhe me shtatëlartësinë e tij ka bërë paraqitje shumë të mira në rradhët e Vllaznisë, aq sa ka fituar edhe vëmendjen e stafit të ekipi kombëtar duke qenë titullar i padiskutueshëm për vite me rradhë.

Por Zaganjori ka dhënë kontributin e tij si zëvendëstrajner e njekohesisht edhe inspektor i lojërave me dorë pranë Sportklub Vllaznia edhe në titujt kampion të kuqenluve në sezonet 2013-14, 2014-15 dhe 2015-16. Mbetet një figurë e respektuar dhe e nderuar në gjithë ambjentin sportiv dhe një nga figurat emblematike të Vllaznisë në basketboll.

Nje personazh qe ka bere dhe vazhdon te beje shume per ngjyrat kuqeblu, per Vllaznine e per Shkodren. Vijon të jetë pranë sportit, duke qenë tashmë pjesë e strukturës drejtuesve në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Për të gjithë këto kontribute, Astrit Zaganjori është nderuar në shkurtin e vitit 2021 nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Një vlerësim mëse i merituar për gjithë atë kontribut mbi 40 vjeçar në sport.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments