Tuesday, January 13, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPesë trajnerë të larguar, Kylian Mbappe si 'mallkim'

Pesë trajnerë të larguar, Kylian Mbappe si ‘mallkim’

Në gjashtë vitet e fundit, Kylian Mbappe ka punuar me disa trajnerë të ndryshëm në klubet ku ka luajtur. Së fundmi, listës së teknikëve që janë larguar i është shtuar edhe Xabi Alonso, i cili u nda nga Real Madridi pas vetëm shtatë muajsh në detyrë.

Humbja e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës ishte ndeshja e fundit e tij në pankinën madrilene për teknikun bask.

Mbappe reagoi me një mesazh përshëndetës në rrjetet sociale, duke vlerësuar punën e trajnerit spanjoll. Në total, gjatë kësaj periudhe, sulmuesi francez ka bashkëpunuar me gjashtë trajnerë.

Këta janë Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino, Christophe Galtier, Luis Enrique, Carlo Ancelotti dhe Xabi Alonso.

Nga këta, vetëm Luis Enrique arriti të qëndrojë në detyrë pa u larguar. Tashmë, Real Madridi pritet të nisë një kapitull të ri me një trajner tjetër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments