Gara për vendin e parë në “Abissnet Superiore” u rihap sërish ditën e djeshme. Vllaznia mundi Egnatian kryesuese dhe tashmë diferenca mes ekipeve të kreut është reduktuar. Megjithatë ka ende edhe shumë rrugë përpara. Gjysma e dytë e kampionatit sapo ka nisur.
Java e 20-të ndërkohë dhuron një tjetër supersfidë, atë në mes Dinamos dhe Vllaznisë. Kjo sfidë është planifikuar të luhet të hënën në ora 19:30 dhe të paktën deri tani është e llogaritur për t’u luajtur në Tiranë.
Dinamovitët do të luajnë sot në Durrës ndaj Teutës dhe duhet pritur rezultati i këssaj ndeshje për të ditur nëse ato do të jenë më lart, të barabartë apo poshtë kuqebluve në renditje. Pavarësisht kësaj, sfida e së hënës është e sigurtë që pritet me shumë interes dhe kjo për shumë arsye.
Kalendari i ndeshjeve të javës së 20-të:
Të dielën:
Flamurtari- Bylis ora 17:00
Egnatia- Elbasani ora 17:00
Të hënën
Vora- Tirana ora 13:30
Partizani- Teuta ora 17:00
Dinamo- Vllaznia ora 19:30


