HomeKRYESOREManchester City dhe Interi dhurojnë spektakël, por jo gola në përballjen mes...

Manchester City dhe Interi dhurojnë spektakël, por jo gola në përballjen mes tyre

Manchester City dhe Interi kanë barazuar pa gola në debutimin në formatin e ri të Ligës së KampionëveCitizens e kishin iniciativën qysh nga fillimi, duke bërë presion mbi mbrojtjen Neroazzure.

Rasti i parë serioz në ndeshje u shënua në minutën e 27-të, kur Kevin de Bruyne lëshoi një goditje, por që shkoi ngjitur shtyllës së majtë.
Në minutën e 36-të, Erling Haaland ishte afër të shënonte, por që edhe kjo goditje shkoi afër shtyllës së djathtë të portës së Yan Sommer.

Rasti më serioz për Interin në 45 minutat e parë e pati Marcu Thuram (42’), me goditjen e tij që shkoi jashtë.Sommer bëri një goditje bravuroze në minutën e 43-të, pasi ndaloi goditjen e De Bruynes.

Pjesa e dytë ishte më e balancuar, me Interin që tregoi më shumë.Duke shkuar nga përfundimi i takimit, të dy skuadrat intensifikuan sulmet në portën e njëra-tjetrës.Interi rrezikoi me anë të Henrikh Mkhitaryan, me goditjen e tij në minutën e 76-të që goditi shtyllën.

Tre minuta më vonë, Josko Gvardiol testoi Sommerin me një goditje me kokë, por as ky nuk ia doli të shënonte.Dy skuadrat u ndanë të kënaqura me nga një pikë, me Cityn që në rrethin e dytë takohet me Slovan Bratislavën, ndërsa Interi do ketë punë me Crvena Zvezdën. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments