Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 20-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, pas paraqitjeve pozitive të futbollistëve në ndeshjet respektive.
Formacioni është vendosur me skemën 1-4-4-2 dhe përfshin lojtarë nga shtatë skuadra të ndryshme, duke reflektuar balancën dhe konkurrencën e lartë të kampionatit.
Në portë është përzgjedhur Angelo Tafas i Tiranës, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Basilio Ndong (Tirana), Erdenis Gurishta (Vllaznia), Serjan Repaj (Vora) dhe Bledar Lila (AF Elbasani).
Mesfusha përbëhet nga Rowan Human (Partizani), Herald Marku (Flamurtari), Albano Aleksi (Egnatia) dhe Lirim Kastrati (Vllaznia), lojtarë që u dalluan për kontributin dhe stabilitetin e tyre gjatë javës.
Në repartin e sulmit janë përzgjedhur Erald Maksuti i Flamurtarit dhe Rrok Toma i Partizanit, të cilët u treguan vendimtarë për skuadrat e tyre.
Trajneri më i mirë i javës së 20-të është shpallur Edi Martini i Vllaznisë, pas fitores së rëndësishme të skuadrës së tij ndaj Dinamo City-t në “Air Albania”, që konfirmoi momentin pozitiv të ekipit.



