Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia ka goditur fuqishëm në merkaton e janarit duke mbyllur me sukses një operacion të rëndësishëm. Klubi shkodran ka arritur marrëveshjen me CSKA-n e Sofies për rikthimin e sulmuesit Kevin Dodaj, i cili do të vishet kuqeblu në formë huazimi deri në fund të muajit maj.
Pas disa muajsh larg Shkodrës dhe negociatash të vazhdueshme, gjithçka tashmë është e kryer. Lojtari do të rikthehet në Shkodër në dy ditët e ardhshme dhe pritet të jetë menjëherë në dispozicion të stafit teknik dhe trajnerit Edi Martini, duke nisur nga ndeshja me Teutën dhe duke rritur alternativat në repartin ofensiv në një fazë vendimtare të sezonit.
Rikthimi i Dodajt vlerësohet si një lëvizje e domosdoshme për Vllazninë, e cila kërkon më shumë forcë dhe thellësi në sulm, sidomos në garën për objektivat e mëdha të kampionatit. Me këtë goditje merkatoje, kuqeblutë japin sinjale të qarta se janë të vendosur të luftojnë deri në fund


