Friday, January 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Vllaznia rinovon deri në vitin 2028 edhe me mesfushorin...

LAJMI I FUNDIT/ Vllaznia rinovon deri në vitin 2028 edhe me mesfushorin 20 vjeçar

Tek Vllaznia vijon puna për të ardhmen dhe pas rinovimit të kontratës ditën e djeshme me mbrojtësin Gledjan Pusi, ka ardhur një tjetër firmë dhe sërish me një “produkt” shkodran. Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin Ensar Tafili.

20 vjeçari ka rinovuar edhe për dy sezone të tjera me kuqeblutë dhe padyshim që ky është një lajm i mirë sepse kemi të bëjmë me një futbollist me perspektivë. Lajmi për rinovimin e kontratës edhe me të e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e klubit Vllaznia që shkruan:

“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se KF Vllaznia ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës edhe me futbollistin Ensar Tafili. Mesfushori 20 vjeçar do të jetë i veshur kuqeblu deri në vitin 2028”.

Tafili po konsiderohet një element me vlerë dhe trajneri Edi Martini e ka vazhdimisht në planet e tij dhe si rrjedhojë e ka aktivizuar në shumë prej ndeshjeve të këtij sezoni.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments