Saturday, January 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë arbitër shkodran do të drejtojë sot ndeshjen Tirana- Flamurtari

Një arbitër shkodran do të drejtojë sot ndeshjen Tirana- Flamurtari

Ditën e sotme do të startojë java e 21-të e “Abissnet Superiore” dhe të planifikuara për t’u zhvilluar janë tre ndeshje, njëra prej të cilave është ajo që do të luhet në ora 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi” në mes Tiranës dhe Flamurtarit.

Një sfidë shumë delikate në mes dy skuadrave që ndodhen në pozita të vështira në tabelën e renditje. Gazeta “Shkodra Sport” mëson se sektori i arbitrimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ia ka besuar drejtimin e saj një arbitri shkodran.

Bëhet fjalë për Indrit Myrtjen. Ky i fundit ka eksperiencën dhe aftësitë e duhura për ta drejtuar këtë përballje të vështirë dhe me siguri që do ia dalë me sukses.

Këtë sezon duhet thënë se Myrjtja ka patur vëmendjen e duhur nga dizenjatorët e arbitrave dhe i janë besuar disa ndeshje deri më tani, të cilat i ka zgjidhur ashtu si duhet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments