Saturday, January 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Shtyhet ndeshja Tirana- Flamurtari, shkak bëhet një ngjarje e...

LAJMI I FUNDIT/ Shtyhet ndeshja Tirana- Flamurtari, shkak bëhet një ngjarje e rëndë në familjen e një lojtari bardheblu

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin e KF Tiranës, Freddy Alvarez, dhe familjen e tij, pas ndarjes tragjike nga jeta të vajzës së tij.

Në shenjë respekti dhe solidariteti në këtë moment të rëndë, si dhe në dakordësi me KF Tiranën dhe KF Flamurtarin, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ndeshja Tirana–Flamurtari, e programuar të zhvillohej sot në orën 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”, është shtyrë.

Takimi do të luhet nesër, në të njëjtën orë, 13:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë Freddy Alvarez, familjes së tij dhe KF Tiranës në këtë moment zie.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments