Saturday, January 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDinamo godet në merkato, një golashenues për Ilir Dajën

Dinamo godet në merkato, një golashenues për Ilir Dajën

Dinamo ka bërë goditjen e parë në merkaton e janarit, duke firmosur me një futbollist që di të shënojë gola. Kërkesa e Dajës për të pasur një sulmues me eksperiencë dhe që mund të bëjë ndryshimin në kampionat, tashmë është realizuar.

“Panorama Sport” ka mësuar se blutë kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit liberian Peter Uillson, i cili së shpejti pritet t’i bashkohet skuadrës kryeqytetase, për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Daja. Uillson është një golashënues i mirëfilltë, ose i njohur në gjuhën e futbollist si “pykë”, duke shtuar në këtë mënyrë konkurrencën te Dinamo. Në karrierën e tij si profesionist, Uillson është autori i 92 golave duke spikatur me disa skuadra ku ka luajtur deri më tani.

DETAJET- Klubi i Dinamos dhe sulmuesi liberian kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij, teksa sulmuesi do të firmosë një kontratë që e mbanë të lidhur me skuadrën blu deri në verën e vitit 2027, pasi kontrata e re do të firmoset për një sezon e gjysmë. Gjithçka ka përfunduar sa i përket transferimit dhe vetëm nëse do të ketë ndonjë të papritur, ky transferim mund të stopohet.

KARRIERA- Uillson ka luajtur në kampionate të ndryshme si në Europë, ashtu edhe jashtë. Së fundmi, liberiani ishte pjesë e Oakland Ruts, skuadër që militon në Ligën e Dytë të futbollit në kampionatin amerikan. Me skuadrën e Oakland, Uillson ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme, duke shënuar 18 gola dhe 5 asiste në 28 ndeshje të zhvilluara. Kampionati në Amerikë ka përfunduar në fundin e muajit tetor dhe prej rreth 3 muajsh, Uillson nuk ka luajtur megjithatë pritet të jetë në kondicion të mirë fizik dhe menjëherë mund të vihet në shërbim të Dajës për pjesën e mbetur të kampionatit. Në të shkuarën e tij, ai luajtur edhe me Sherif Tiraspolin, duke shënuar 7 gola në 15 sfida të zhvilluara. Uillson është një prodhim i futbollit suedez megjithëse është liberian me origjinë, ku fillimisht ka luajtur me akademinë e Sundsvall, para se të kalonte te skuadra e parë, aty ku në 98 ndeshje, ka realizuar 21 gola dhe ka dhënë 9 asiste të tjerë. Sakaq, Uillson ka provuar të luajë edhe në kampionatin polak ndërkohë që ka qenë pjesë e Suedisë U19, para se të vendoste për të luajtur për kombëtaren e Liberisë, ku ka 16 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola.

POZICIONI I PREFERUAR– Uillson prej kohësh luan si sulmues qendre, megjithatë është fiks profili që trajneri Ilir Daja kërkon. Shpesh herë, trajneri i Dinamos improvizon me skuadrën dhe diçka e tillë duket e lehtë me Uillsonin pasi ai mund të bëjë shumë mirë edhe rolin e sulmuesit të krahut, ku në fakt alternativat në atë pozicion, te skuadra e Dinamos janë të shumta në të dyja krahët. Në karrierën e tij, Uillson ka luajtur disa herë edhe si mesfushor qendre, si edhe mesfushor krahu, duke plotësuar nevojat e skuadrës, madje edhe duke arritur të shënojë gola nga këto pozicione të “shpikura”.

Ad

Start Trading Forex in Minutes – Open Your AccountIC Markets

Gold Is Surging in 2025 — Smart Traders Are Already InIC Markets

KONKURRENCA- Afrimi i Uillsonit do të shtojë konkurrencën në sulmin e Dinamos, duke qenë se aktualisht është Guindo sulmuesi që po shënon më së shumti ndeshje si titullar, ndërkohë që edhe Hekuran Berisha luan si sulmues. Këtë sezon, disa herë ka luajtur Dejvi Bregu megjithatë që pas largimit të Itodos, Dinamo ka vuajtur për lojtarin që mund të shënojë dhe deri më tani, vetëm Bregu ka arritur të bindë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments