Monday, January 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDalipi: Martini është trajner shumë i zoti për të përgatitur ndeshjet teke...

Dalipi: Martini është trajner shumë i zoti për të përgatitur ndeshjet teke ndaj skuadrave të forta

Vllaznia e kaloi momentin e vështirë të fazës së dytë dhe tashmë po shkëlqen. Bashkë edhe me fitoren ndaj Flamurtarit në fundin e dhjetorit, me këtë të fundit ndaj Partizanit, bëhen pesë fitore rradhazi dhe ky është treguesi më i mirë i gjendjes aktuale të saj.

Ajo që të bën përshtypje është se shkodranët kanë bilanc pozitiv në krahasim me të tre rivalet e saj, si me Egnatian, ashtu edhe me Elbasanin dhe Dinamon dhe ky është një tregues i epërsisë së tyre, çka e motivon edhe më shumë për vazhdimësinë.

Por trajneri i njohur Klevis Dalipi një meritë të madhe për këtë bilanc pozitiv me rivalët ia faturon trajnerit Edi Martini. Duke folur në emisionin “Studio Sport”, ai është shprehur:

“Deri në këto momente Martini po fiton shumë pikë sepse është trajner i zoti për të përgatitur ndeshjet teke ndaj skuadrave të forta. Ndoshta, pak “pisët” për futbollin shqiptar, por po luan karta shumë të rëndësishme për të marrë tre pikët”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments