Tuesday, January 27, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZyrtarizohet Akademia e Futbollit Besëlidhja, ja emrat e zgjedhur të saj

Zyrtarizohet Akademia e Futbollit Besëlidhja, ja emrat e zgjedhur të saj

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Klubi i Futbollit Besëlidhja ka hedhur një hap të rëndësishëm strategjik drejt së ardhmes, duke zyrtarizuar krijimin e Akademisë Besëlidhja. Një projekt afatgjatë ky, që synon dhe mendon zhvillimin e talenteve të rinj dhe mbështetjen direkte të skuadrës së parë, me objektiv përfaqësimin dinjitoz dhe ngjitjen në kategoritë më të larta të futbollit shqiptar.

Akademia Besëlidhja tashmë ka marrë formë dhe ka nisur rrugëtimin e saj me një strukturë të organizuar dhe staf profesionist, të dedikuar për përgatitjen e futbollistëve në të gjitha grupmoshat. Prioriteti kryesor i klubit do të jetë puna me të rinjtë e qytetit, duke e kthyer akademinë në arterien kryesore sportive të Lezhës.

Në krye të Akademisë është emëruar Klajti Reçi, i cili do të mbajë detyrën e Drejtorit të Akademisë. Stafi teknik përbëhet nga trajnerë me eksperiencë, ku pjesë e tij janë Dritan Smajli, Hasan Hoxha, Skënder Abdyli, Gledis Lani, Kristian Lici, Arlind Nekaj, si edhe Gzim Hasku si trajner portierësh.

Me zyrtarizimin e Akademisë Besëlidhja, presidenca e klubit, me në krye presidentin Pjerin Fushaj, konfirmon angazhimin serioz për të investuar në të ardhmen e futbollit lezhjan, duke krijuar kushte profesionale për rritjen, edukimin sportiv dhe formimin e brezave të rinj.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments