Tuesday, January 27, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE‘Laporta Leaks’, akuza të rënda për presidentin e Barçës, pagoi mbi 5...

‘Laporta Leaks’, akuza të rënda për presidentin e Barçës, pagoi mbi 5 mijë euro për aktivitete seksuale?

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është përfshirë në një polemikë të fortë pas publikimit në rrjetet sociale të disa email-eve të supozuara konfidenciale, të cilat hedhin dyshime mbi sjelljen e tij gjatë udhëtimit të klubit katalanas në Belgjikë për ndeshjen e Champions League ndaj Club Brugge, e zhvilluar në nëntor 2025.

Sipas materialeve të publikuara nga një llogari anonime me emrin “Laporta Leaks”, një email i dërguar në adresën zyrtare të Barcelonës përmban kërkesë për pagesën e një shume prej 5.239 eurosh për një lokal në Belgjikë. Ky ambient përshkruhet në dokumente dhe materiale promocionale si një klub privat për aktivitete seksuale, me shërbime që dyshohet se janë kryer pikërisht në periudhën kur Barcelona ndodhej në Bruges.

Fatura i referohet muajit nëntor 2025, duke përkuar me vizitën e Laportës në Belgjikë bashkë me ekipin për ndeshjen europiane. Klubi në fjalë, i quajtur “Cupido Club”, në reklamat e tij përshkruan evente mujore me përmbajtje eksplicite, çka e ka bërë çështjen edhe më të ndjeshme në opinionin publik.

Deri në këto momente, Joan Laporta nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj akuzave dhe nuk ka konfirmuar apo mohuar vërtetësinë e dokumenteve të publikuara. Skandali vjen në një moment delikat, pasi në horizont janë zgjedhjet presidenciale të Barcelonës, ku imazhi publik i presidentit aktual mund të luajë rol vendimtar.

Klubi katalanas pritet të sqarojë situatën në ditët në vijim, ndërsa në Spanjë debati është hapur mbi ndikimin që kjo histori mund të ketë në të ardhmen e Laportës në krye të Barcelonës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments