Tuesday, January 27, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA E DYTEE FUNDIT/ KF Shiroka prezanton partnerin e ri të klubit

E FUNDIT/ KF Shiroka prezanton partnerin e ri të klubit

KF Shiroka ka prezantuar ditën e sotme partnerin e ri të afruar në mbështetje të klubit, z. Safedin Beqaj. Në një njoftim të fundit, klubi që militon në Kategorinë e Dytë ka njoftuar zyrtarisht bashkëpunimin me këtë të fundit, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe promovimit të vlerave sportive.

Njoftimi i KF SHIROKA:

NJOFTIM ZYRTAR
Klubi i Futbollit Shiroka ka kënaqësinë të njoftojë opinionin sportiv dhe publikun e gjerë për afrimin e partnerit të ri të klubit, zotit Safedin Beqaj.

Z.Safedin Beqaj, me origjinë nga Tuzi dhe banues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i bashkohet familjes së KF Shiroka në cilësinë e partnerit dhe mbështetësit të klubit. Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të strukturave organizative dhe zhvillimit afatgjatë të klubit tonë.
Kontributi dhe përkrahja e partnerëve tanë janë thelbësore për realizimin e objektivave sportive dhe institucionale të KF Shiroka, veçanërisht në drejtim të rritjes së cilësisë, përmirësimit të kushteve të punës dhe promovimit të vlerave sportive në komunitetin tonë.
Klubi i Futbollit Shiroka e falënderon zotin Beqaj për besimin e treguar dhe për vendimin për të qenë pjesë e projektit tonë, duke i uruar mirëseardhje dhe një bashkëpunim të frytshëm e afatgjatë.
KF Shiroka mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një klubi të fortë, transparent dhe ambicioz, duke vlerësuar lart rolin e bashkëpunëtorëve dhe partnerëve që ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments