Wednesday, January 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBallshiotët të pafat me portierët. Mbyll sezonin edhe një tjetër 'gardian' i...

Ballshiotët të pafat me portierët. Mbyll sezonin edhe një tjetër ‘gardian’ i tyre

Probleme pa fund me portierët për ballshiotët. Klubi i Bylisit ka bërë të ditur se ka humbur për këtë sezon shërbimet e një prej lojtarëve të afruar në merkaton e janarit, portierin Ion Kristian Gurau.

Sipas ballshiotëve, futbollisti i afruar për të marrë vendin e Zheremi Vashu, i cili u largua nga ekipi pas protestës publike ku braktisi fushën e lojës, ka pësuar një aksident dhe ka dëmtuar damarët e dorës. duke mbyllur para kohe sezonin.

NJOFTIMI i BYLISIT

Portieri ynë Ion Kristian Gurau pasditen e sotme pësoi një aksident, duke u dëmtuar në dorë me xham, duke i prekur edhe një nga damarët e dorës. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë dhe klubi është angazhuar për ekzaminimet e mëtejshme më të specializuara.

Portieri Gurau do të qëndrojë 4–5 muaj në periudhë riaftësimi dhe ka mbyllur sezonin. FK BYLIS i gjendet pranë në këto momente dhe i uron shërim të shpejtë dhe kthimin sa më parë në fushat e blerta!v

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments