Monday, February 2, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESuperkompjuteri me parashikim të çmendur: Arsenali 91% kampion, Reali s’e fiton La...

Superkompjuteri me parashikim të çmendur: Arsenali 91% kampion, Reali s’e fiton La Liga-n

Superkompjuteri ka bërë një tjetër parashikim të çmendur, ku ka zbuluar të gjitha skuadrat që do t’i fitojnë pesë ligat më të mëdha evropiane.

Ajo që ka fituar vëmendjen më të madhe është përqindja e lartë që i ka dhënë Arsenalit dhe Interit për ta fituar titullin, pavarësisht që aktualisht distanca në ligat e tyre nuk është shumë e madhe.

Sipas superkompjuterit, Arsenali ka plot 91 për qind shanse për ta fituar titullin, ndjekur nga Man City me vetëm 8 për qind si dhe Aston Villës i nevojitet një mrekulli me 1 për qind.

Në Serie A, Interi ka 90 për qind shanse për ta fituar titullin, ndjekur nga AC Milani me 5 për qind, derisa Napoli vetëm 3 për qind. Juventusi në fund me 1 për qind.

Sa i përket Spanjës, Barcelona ka plot 61 për qind, derisa Real Madridi që ka vetëm një pikë më pak aktualisht në renditjen tabelore, ka 38 për qind shanse.

Bayern Munichu ndërkohë mund të thuhet se është kampion pasi ka dallim të madh pikësh nga Dortmundi, ku ka 98 për qind. Edhe në Francë e njëjta situatë, ku PSG-ja vlerësohet me 97 për qind, ndjekur nga Lens me 2 për qind./Telegrafi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments