Tek Vllaznia duken mëse të lumtur për ecurinë e skuadrës së tyre si në kupë dhe veçanërisht në kampionat, por nga ana tjetër drejtuesit kanë nisur përgatitjet edhe për përvjetorit të 107-të të klubit. Gjëja e parë që kanë bërë ka qenë ndryshimi i kopertinës së faqes zyrtare teksa tashmë tashmë ajo i kushtohet kësaj ditëlindjeje.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se po planifikohen disa aktivitete të cilat do të zhvillohen më datë 15 shkurt kur është edhe ndeshja me Elbasanin në stadiumin “Loro Boriçi” dhe po ashtu edhe me datën 16 shkurt që përkon me atë të themelimit të Vllaznisë.
Për momentin ende nuk janë zbuluar detaje të asaj se çfarë do të ndodhë, por e sigurtë është që në Shkodër do të ketë një festë të madhe këtë muaj.
Vllaznia në fakt është model në këtë drejtim sepse ajo vazhdimisht i ka kushtuar një vëmendje të madhe datave historike dhe po ashtu edhe nderimit të figurave të shquara të tij. Një shembull që padyshim duhet ndjekur edhe nga klubet e tjera.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


