Friday, February 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani e bën dramë me gol në minutën e 91-të, përmbys ...

Partizani e bën dramë me gol në minutën e 91-të, përmbys Bylisin dhe merr 3 pikë të arta

Bylis dhe Partizani do të masin forcat prej orës 13:30. Ky takim në Ballsh është i vlefshëm për javën e 23-të të Superiores dhe vlen për mbijetesën.

Ndeshja e parë në Ballsh për këtë sezon u fitua nga Bylisi, ndërsa ajo në Tiranë nga Partizani. Prej 13 përballjesh radhazi, ky takim prodhon një fitues.

Trajneri Josa vendosi menjëherë për tre debutime. Te Bylisi nga minuta e parë e nisin Ozols, Dimov dhe Fokam që i janë bashkuar së fundmi skuadrës.

Kërnaja ndërkohë preferon Sembenen nga minuta e parë, duke konfirmuar se çdo gjë është në rregull me të pas kolapsit tek “Arena e Demave”. Skuka i pezulluar zëvendësohet nga Toma dhe pjesa tjetër është e pandryshuar nga java e kaluar.

REZULTATI LIVE

BYLIS 1-2 PARTIZANI

29′ Fokam – 81′ Toma, 90+1′ Hjumen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments