Mbyllet në barazim 1 me 1 derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos. Një përballje emocionuese që prodhoi thuajse gjithccka në fushën e lojës. Bardheblutë e trajnerit Nuhiju gjetën golin e parë në sekondën e 40-të, teksa në minutën e 17-të Dejvi Bregu shpërdoron një penallti të fituar nga vetë ai.
Si të mos mjaftonte penallti e humbur, dinamovitët mbetën me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Gudiabit në minutën e 35-të, pas një momenti tensioni në mesin e fushës.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 0 për Tiranën. Në fragmentin e dytë të lojës, më konkretisht në minutën e 81-të ishte Dinamo, që edhe pse me 10 lojtarë në fushë, gjeti baraspeshën me anë të 19-vjeçarit Mustafa Koma, duke bërë që dueli të mbyllej me rezultatin 1 me 1.
Fitorja në vitin 2026-të mbetet ende një “mallkim” për ekipin e Ilir Dajës, ndërkohë që Tirana edhe pse me 1 lojtarë më shumë për shumë minuta, duket se u kënaq me 1 pikë.
FT TIRANA-DINAMO 1-1
Falaje 1′ / Koma 81′


