Monday, February 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELirim Zalla: Vllaznia është ekipi për t’u mundur në Superiore. Meritë e...

Lirim Zalla: Vllaznia është ekipi për t’u mundur në Superiore. Meritë e Edi Martinit

Analisti sportiv Lirim Zalla, pjesë e rregullt e panelit sportiv në emisionin “Skaner” në MCN, ka vlerësuar maksimalisht punën e trajnerit Edi Martini te Vllaznia. Duke analizuar ecurinë e skuadrës shkodrane, Zalla është shprehur se Vllaznia është aktualisht ekipi për t’u mposhtur në Superiore.

Sipas tij, shkodranët zotërojnë elementët më cilësorë të kampionatit, veçanërisht nga mesfusha e lart, ku skuadra prodhon futboll të bukur dhe efektiv.

“Vllaznia ka elementët më të mirë në Superiore. Nga mesfusha e lart prodhon futboll dhe prej disa javësh kemi diskutuar për golat model që ka realizuar kjo skuadër. Ka një gërshetim të mirë mes moshave dhe merita kryesore i takon trajnerit Edi Martini. Vllaznia po zhvillon një lojë sulmuese, me synimin për të shënuar sa më shumë gola. Për mua, skuadra shkodrane është ekipi për t’u mundur në kampionatin shqiptar”, u shpreh Zalla.

Ai theksoi gjithashtu edhe serinë pozitive të rezultateve, duke kujtuar se Vllaznia ka regjistruar gjashtë fitore radhazi, duke grumbulluar 18 pikë të plota në javët e fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments