Friday, February 13, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Çfarë turpërimi', 'katastrofë totale'; mediat iberike nxijnë Barcelonën pas 4-0 në 'Metropolitano'

‘Çfarë turpërimi’, ‘katastrofë totale’; mediat iberike nxijnë Barcelonën pas 4-0 në ‘Metropolitano’

Humbja 4-0 e Barcelonës ndaj Atlético Madridit në “Metropolitano”, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit, ka pushtuar faqet e para të medias sportive në Spanjë.

“Marca” titullon: “Çfarë turpërimi!” (“Qué baño), duke theksuar dominimin total të madrilenëve të drejtuar nga Diego Simeone.

“Mundo” Deportivo shkruan: “Stuhi kuqebardhë” (“Vendaval rojiblanco”), për të përshkruar furtunën e Atletico Madridit ndaj katalanasve.

“Sport” pranon pa mëdyshje: “Katastrofë totale” (“Desastre total”). Media pranë Barcelonës nuk kursehet aspak ndaj blaugrana-ve.

“AS”, media madrilene, feston: “Çfarë mënyre për të fituar!” (“Qué manera de vencer!”).

Ndërsa “L’Esportiu” zgjedh titullin: “E brishtë” (“Quebradiza”), për një Barçë të thyeshme.

Një mbrëmje e zezë për katalanasit, që tani duhet të synojnë përmbysjen në gjysmëfinalen e kthimit. Shumë e vështirë, por sipas Flick, duhet ta provojmë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments