Saturday, February 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEDy gola për dy minuta, KF Shiroka mund 2-1 Veleçikun dhe vijon...

Dy gola për dy minuta, KF Shiroka mund 2-1 Veleçikun dhe vijon në ndjekje të kreut

KF Shiroka vazhdon të fitojë dhe të ndjekë hapin e kryesueseve të kampionatit. Pasditen e sotme ajo ka fituar në Koplik ndaj ekipit të Veleçikut me rezultatin e ngushtë 2-1, por që i ka mjaftuar për të marrë një trepikësh me shumë vlerë.

Ndeshja është shoqëruar me rivalitet dhe pjesa e parë pavarësisht rasteve të krijuara është mbyllur pa gola. E dyta do të ishte krejt ndryshe. Që në minutën e parë të saj rezultati do të zhbllokohej.

Do të ishte mesfushori Elidon Dulaj ai që do të dërgonte topin në rrjetën e portës koplkase. Dy minuta më pas do të ishte rradha e Arlind Kalajës për të dyfishuar shifrat dhe këtu duket se mbyllet gjithçka ndonëse do të kishte shumë minuta deri në fund.

Megjithatë Jurgen Gjini me golin e shënuar në minutën e 61-të e mban ndeshjen të hapur deri në fund pavarësisht se nuk do të kishte gola të tjerë dhe si rrjedhojë i gjithë takimi do të mbyllej me fitoren e Shirokës në shifrat 2-1.

Me këtë fitore, ajo është ngjitur në kuotën e 29 pikëve dhe për momentin ndodhet në vendin e dytë të renditjes, pasi Sopoti ende nuk e ka luajtur ndeshjen e tij të rradhës, ndërsa udhëheq Besëlidhja me 33 pikë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments