Saturday, February 14, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKryebashkiaku Beci takim me veteranët e sportit me rastin e ditëlindjes së...

Kryebashkiaku Beci takim me veteranët e sportit me rastin e ditëlindjes së Vllaznisë

Ditëlindja e 107-të e Vllaznisë ka bërë që kryebashkiaku Benet Beci t’i kushtojë disa minuta në axhendën e ngjeshur të tij edhe për një takim me veteranët e sportit shkodran. E ka bërë këtë duke ndarë me to këtë ngjarje të shënuar. Ja çfarë shkruan numri 1 i qytetit në lidhje me këtë takim:

“Në prag të 107-vjetorit të Vllaznisë, pata kënaqësinë të takoj emblemat e sportit shkodran , figura që kanë lënë gjurmë në futboll, basketboll, peshëngritje, ciklizëm dhe në çdo disiplinë ku Vllaznia ka ngritur lart emrin e qytetit.

Në këtë tryezë vlerësimi dhe reflektimi, u diskutua për vëmendjen e shtuar ndaj Stadiumi “Loro Boriçi”, si simbol i krenarisë sonë sportive, si dhe u ndanë mendime të vyera për emërtimin e tribunave me emrat e kolosëve të futbollit shkodran. I ndoqa me vëmendje dhe konsideratë propozimet e paraqitura, si një hap që lidh historinë me të ardhmen.

Ky përvjetor na kujton se Vllaznia është më shumë se një klub: është traditë, pasion dhe identitet qytetar. Detyra jonë është ta ruajmë këtë trashëgimi me respekt dhe ta forcojmë për brezat që vijnë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments