Sunday, February 15, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREALMANAK/ Sot përvjetori i lindjes së Çesk Jubanit, emrit të njohur të...

ALMANAK/ Sot përvjetori i lindjes së Çesk Jubanit, emrit të njohur të shahut shkodran e shqiptar

Shkruar nga Gjergj KOLA

Nëse flasim për sportin e shahut në Shkodër dhe Shqipëri, një emër që kurrsesi nuk mund të anashkalohet është ai i Çesk Jubanit.

Ndalemi sot te ky personazh sepse kjo ditë përkon me datën e lindjes së tij dhe bëhet fjalë për 91-vjetorin. Është pikërisht momenti më i mirë për ta kujtuar. Jo më kot në Shkodër, prej shumë vitesh, në këto ditë zhvillohet Festivali i shahut “Çesk Jubani”, për të nderuar veprën dhe karrierën e tij.

Çesk Jubani ka lindur në Shkodër më 15 shkurt 1935 dhe që në moshë të vogël u lidh me sportin e shahut. Më vonë, për shumë vite me radhë, ai do të ishte një nga emrat më të njohur të këtij sporti, jo vetëm në Shkodër, por edhe në gjithë Shqipërinë.

Pas lënies së sportit, për disa vite me radhë, ka qenë trajner i ekipit të Vllaznisë. Ndërkohë, me krijimin e shoqatës së shahut në Shkodër, u zgjodh president i saj. Madje për disa vite mbajti edhe postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Shahut.

Çesk Jubani do të kujtohet nga të gjithë jo vetëm si sportist, por edhe si një mësues shumë i pasionuar i lëndëve matematikë dhe fizikë. Por gjatë jetës së tij ai u shqua edhe si aktor, duke interpretuar disa role në teatrin “Migjeni”.

Personazhi i këtij shkrimi në jetën e tij ka pasur edhe jo pak vuajtje, si pasojë e përndjekjes që i bëri sistemi komunist, duke e dënuar me disa vite burg. Megjithatë, ai ia doli të ruajë vlerat e tij njerëzore dhe sportive. U nda nga jeta më 14 korrik të vitit 2017, në moshën 82-vjeçare, duke lënë pas shumë kujtime të mira, me të cilat do të kujtohet gjatë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments