Java e 24-t e La Liga do të mbyllet sot me ndeshjen mes Barcelonës dhe Girona. Skuadra kampione vjen pas zhgënjimit të madh në Kupën e Mbretit, ku u mun 4-0 nga Atletico Madrid.
Trajneri Hansi Flick analizoi situatën aktuale të Barcelonës, duke filluar me nevojën për të ecur përpara nga humbja e tyre e fundit. “Ajo që ndodhi të enjten është një mësim për t’u nxjerrë. Humbjet mund të ndodhin, por ajo që ka rëndësi është se si reagoni, dhe dua ta shoh atë reagim në fushë sot”, tha Flick.
“Nëse nuk jemi të përqendruar do të ndodhë ajo që ndodhi në 45 minutat e para të ndeshjes së fundit. Duhet ta pranojmë humbjen, por jeta vazhdon dhe tani thjesht duhet të përqendrohemi dhe të kemi besim“, shtoi gjermani.
Flick minimizoi shqetësimet taktike në lidhje me kundërshtarët e ardhshëm si Chelsea ose Atlético Madrid, duke përsëritur se përparësia e tij është performanca e lojtarëve të tij dhe jo formacionet e të tjerëve.
“Ne përpiqemi të korrigjohemi dhe të mësojmë, por çelësi është të fillojmë në nivelin më të lartë të mundshëm. Në ndeshjen e dytë të Kupës së Mbretit kundër Atlético, do të duhet ta bëjmë këtë që nga fillimi“, tha Flick./telesport/


