Tuesday, February 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZgjedhjet e duhura nga Martini, fitorja erdhi nga stoli përballë Elbasanit

Zgjedhjet e duhura nga Martini, fitorja erdhi nga stoli përballë Elbasanit

Shkruar nga Endri ÇINARI

Në javën e 24-t të Kategoria Superiore, Vllaznia dhuroi një fitore dramatike 2-1 përballë AF Elbasani, në një sfidë që u vendos në frymën e fundit. Në “Loro Boriçi” shpërtheu festa në minutën e 95-të, kur shkodranët shënuan dhe rrëmbyen tri pikë me peshë të madhe në garën për kreun. Një sukses që mban gjallë ëndrrën dhe dërgon një mesazh të qartë për rivalët.

Ndeshja ishte e luftuar nga fillimi deri në fund, me ritëm të lartë dhe emocione të shumta. Elbasani u tregua skuadër e organizuar dhe kërkoi të godiste me kundërsulme, ndërsa Vllaznia mbajti më shumë topin dhe provoi të çante mbrojtjen mike me aksione të ndërtuara nga krahët. Megjithatë, koha kalonte dhe tensioni shtohej, teksa barazimi dukej si një rezultat që nuk i kënaqte vendasit.

Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, skena u pushtua nga protagonistët e ardhur nga stoli. Zëvendësimet rezultuan vendimtare, duke i dhënë skuadrës freski dhe ide të reja në fazën ofensive. Ishte pikërisht Qato ai që në minutat shtesë dhuroi një kros të ëmbël dhe të matur në zemër të zonës, duke gjetur aty Dodajn në pozicionin ideal.

Si një “killer” i vërtetë para porte, Dodaj nuk fali. Me qetësi dhe instinkt sulmuesi, ai dërgoi topin në rrjetë në minutën e 95-të, duke vulosur përmbysjen dhe ndezur entuziazmin në shkallët e stadiumit. Një gol që vlen sa një sezon, jo vetëm për mënyrën si erdhi, por për peshën që ka në ecurinë e kampionatit.

Kjo fitore nxori në pah efikasitetin e zgjedhjeve të trajnerit Martini, i cili lexoi saktë rrjedhën e lojës dhe goditi me zëvendësimet. Lëvizjet e tij jo vetëm ndryshuan ritmin e ndeshjes, por treguan edhe cilësinë që kuqeblutë kanë në stol – një luks që jo çdo skuadër e kampionatit e posedon.

Me këtë triumf, Vllaznia konfirmon se këtë edicion e ka shumë seriozisht garën për titullin kampion. Forca e grupit, alternativa të shumta dhe karakteri për të luftuar deri në sekondën e fundit janë sinjale të qarta se shkodranët janë gati të sfidojnë këdo. Dhe nëse fitojnë kështu, në frymën e fundit, atëherë ambicia për trofe nuk është thjesht një dëshirë, por një objektiv i prekshëm.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments