Tuesday, February 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDinamo 12 pikë larg Vllaznisë, por tashmë...rrezikon edhe vendin e katërt

Dinamo 12 pikë larg Vllaznisë, por tashmë…rrezikon edhe vendin e katërt

Skuadra e drejtuar nga Daja nuk ka fituar asnjë ndeshje në fazën e tretë, kur janë luajtur plot 6 prej tyre dhe përveç faktit se vendet e para janë shkëputur, tashmë rrezikon seriozisht pozitat e saj në “Final 4”.

Aktualisht, Dinamo e sheh veten në vendin e katërt në klasifikim, duke qenë plot 12 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Vllaznia. Pikërisht këta të fundit ishin skuadra e parë ndaj së cilës fitoi Dinamo këtë edicion, por dy fitoret e tjera të shkodranëve dhe forma e mirë e tyre, ka krijuar një hendek të madh në klasifikim.

Nga ana tjetër, Partizani po kalon një moment shumë të mirë dhe fitorja e fundit në derbi, e ka afruar skuadrën e kuqe me vetëm 3 pikë larg Dinamos. Nëse deri më tani Dinamo kishte presionin e vendeve të para, “nëndetësja” duhet të bëjë edhe llogarinë e vendit të katërt duke qenë se çdo hap i gabuar që mund të hedhë në të ardhmen, mund t’i kushtojë shumë dhe kampionati po shkon drejt fundit e shanset për rikuperim, janë çdo javë e më të pakta.

Tashmë kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga mbyllja e kësaj faze dhe Dinamon e pret një kalendar shumë i vështirë. Blutë do të përballen këtë javë me kampionët e Egnatias në transfertë, e më pas do të kenë një transfertë tjetër, këtë herë kundër Vorës. Para se të luajnë derbin e kryeqytetit me Partizanin që mund të përcaktojë shumë, blutë do të përballen me Tiranën në Kupën e Shqipërisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments