Wednesday, February 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBesëlidhja synon fitoren edhe në transfertën e vështirë të Gramshit

Besëlidhja synon fitoren edhe në transfertën e vështirë të Gramshit

Java e 15-të në Grupin A e gjen Besëlidhjen përpara një sfide delikate. Të besuarit e trajnerit Elvis Plori do të kërkojnë me çdo kusht 3 pikët, në një moment vendimtar të sezonit.

Lezhjanët luajnë të shtunën në transfertë ndaj Gramshi, por ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin e Cërrikut, pasi gramshiotët po rikonstruktojnë impiantin e tyre.

Historikisht, përballjet me skuadrat e zonës së poshtme të renditjes shpesh vendosin fatin e ekipeve pretendente. Kjo vlen edhe për Besëlidhjen, e cila synon rikthimin në Kategoria e Parë në fund të sezonit.

Lezhjanët kanë investuar ndjeshëm dhe objektivi është i qartë: vetëm trepikëshi vlen në këtë fundjavë për ekipin e Plorit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments