Friday, February 20, 2026
FAQJA E PARE BOKSShkodrani Arjon Kajoshi merr edhe fitoren e 17-të në boksin profesionist

Shkodrani Arjon Kajoshi merr edhe fitoren e 17-të në boksin profesionist

Shkruar nga Gjergj KOLA

Tjetër fitore në boksin profesionist për shkodranin Arjon Kajoshi. Ai ka triumfuar edhe ndaj boksierit nga Nikaragua me pasaportë spanjolle Robin Zamora dhe kjo rregjistroi fitoren e tij të 17-të në po kaq ndeshje të zhvilluara.

Takimi në mes këtyre dy boksierëve është zhvilluar këto ditë në Sallën sportive “Feti Borova” të kryeqytetit dhe është shoqëruar nga një rivalitet i fortë në ring dhe jo më kot është dashur të pritet vendimi i gjyqtarisë në fundin e 6 raundeve për të mësuar fituesin.

Në fakt për nga mënyra si ka boksuar, Kajoshi ka qenë më superior, por kundërshtari i tij ka qenë shumë i fortë dhe rezistent ndaj grushteve të tij. Megjithatë në fund ka qenë boksieri shkodran që është shpallur fitues pasi kishte grumbulluar më shumë pikë gjatë të gjithë raundeve.

Kjo është fitorja e 17-të për Kajoshin, prej të cilave 10 i ka të fituar me KO dhe si rrjedhojë ai pritet të zbresë edhe më poshtë në ranglistën europiane. Ndërkohë në adresë të tij nuk kanë munguar ofertat për ndeshje jashtë Shqipërisë dhe ai sëbashku me promotorin Mondi Ndou janë duke i studiuar me kujdes dhe me shumë mundësi shumë shpejt do të ngjitet në ring për ndeshjen e rradhës.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments