Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREYlli Aga: Ajo e Rustës në Bylis- Vllaznia është gafa më e...

Ylli Aga: Ajo e Rustës në Bylis- Vllaznia është gafa më e madhe e ndodhur deri tani në këtë kampionat

Shumë diskutime e reagime ka patur mosakordimi i një 11-metërshi në favor të Vllaznisë në fundin e ndeshjes ndaj Bylisit. Nuk kanë munguar edhe reagime të tilla si ai i Bujar Pregjës që thotë se pamjet nuk janë shumë të qarta, por nga ana tjetër gazetari i njohur sportiv Ylli Aga mendon ndryshe.

I ftuar në “Rubrika Sportive”, ai e konsideron veprimin e Emanuela Rustës si gafën më të madhe të arbitrave të ndodhura deri tani në këtë kampionat.

“Për vetë kushtet që u janë krijuar arbitrave, unë do ta konsideroja si gafën më të madhe të ndodhura deri tani në këtë kampionat, atë të Emanuel Rustës në ndeshjen Bylis- Vllaznia për mosdhënien e një penalltie në favor të Vllaznisë.

Kemi të bëjme me një penallti të pastër dhe në momentin që të jepet edhe një mundësi e dytë për ta parë në VAR dhe për ta korigjuar dhe ti sërish nuk e korigjon, për mua bëhet problematike. Prandaj do t’i kërkoja FSHF të nxjerrë në skenë arbitrat më të mirë dhe të arbitrojnë ata në këtë fazë të kampionatit, pse jo në çdo ndeshje, në mënyrë që të mos bëhen gabime të tilla”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments