Thursday, February 26, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREInteri, zgjedh Cesc Fabregas për stolin

Interi, zgjedh Cesc Fabregas për stolin

Pavarësisht ecurisë pozitive në Serinë A dhe gjithashtu në Kupën e Italisë, eleminimi nga Champions League i ka shërbyer si reflektim drejtuesve të Interit.

Një difatë e tillë nuk mund të tolerohet dhe parashikohet se Cristian Chivu do të largohet në fundin e sezonit. Këtë situatë e përforcon lëvizja e menjëhershme e drejtuesve për ti gjetur një zëvëndësues. 

Flitet për Cesc Fabregas, determinant prej disa sezonesh tek Como. Rumuni nuk arriti ti konsolidojë ish fituesit e Scudettos dhe pritet që t’ia lërë vendin ish kampionit të Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’, gjithmonë nëse negociatat ndërmjet palëve do të kenë sukses. 

38 vjeçari mban një eksperiencë të konsiderueshme mbi supe, prej tre sezonesh pjesë e Comos. Katalanasi e bazon lojën tek dinamizmi, presioni i vazhdueshëm dhe dalja shpejt në ofensivë, aspekte me anë të cilave i ka befasuar rivalët. 

Krerët e Interit duan medoemos të bashkjetojnë me titujt në çdo sezon, edhe pse rivaliteti në kompeticionet pjesëmarrëse sa vjen edhe ashpërsohet. 

Në aktualin Cesc Fabregas ka arritur 15 fitore, 10 barazime dhe 5 humbje në 30 sfida, skuadra e të cilit momentalisht renditet në vendin e 6-shtë, në zonën e Europës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments